top of page

Visar Zhiti



Visar Zhiti is an Albanian writer, very well known in his country. When the communist dictatorship ruled, he was sentenced to 10 years in prison for his hermetic and sad poems against Socialist Realism. He wrote poetry even while in prison. Only after the fall of the dictature in Albania he was able to publish his poems and many books of essays, novels, etc. He has been translated into many languages ​​of the world and has received many national and international literary awards. He was a deputy, diplomat and minister of culture, now he lives as a freelance writer in Chicago, USA.



DIELLI I DYTË Shumë gjak është derdhur mbi këtë botë, por ende s’e kemi krijuar diellin e gjakut. Dëgjo, miku im, këto fjalë që dridhen: një diell i dytë do të lindë nga gjaku ynë në formën e zemrës. ------------------------------------------------ Poezi e viteve ’70, për të cilat u dënua autori me 10 vjet burg. Thirrja për një diell në aktakuzë u “zbërthye” si thirrje për një sistem tjetër, sepse atëherë ishte dielli i socializmit”. SECOND SUN[1] So much blood Has been spent in this world, But we have not yet built a sun of blood. Listen, my friend, To these trembling words: A second sun will be born of our blood in the form of a heart.

[1]) This poem was written in the 1970s and used, among others, by the State as evidence to condemn the poet to ten years in prison. As the communist system in Albania at the time prided itself on being the “socialist sun”, the poet’s appeal for a a second sun was interpreted as a call for an anti-communist uprising.


ELEGJIA E PYJEVE Është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve dhe është shtuar sipërfaqja e frikës, është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve, ka më pak kafshë tani, më pak guxim e vetëtima më pak, më pak bukuri dhe hëna është e pambuluar si një zhvirgjërim i dhunshëm dhe pastaj i braktisur, është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve, sipërfaqja e poezisë, e psherëtimave, fjalë gjethesh ka më pak e thashetheme më shumë. Është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve, lumenjtë s’magjepsen, lumenjtë hutohen, si zebra parqesh zologjikë na shohin lumenjtë, është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve dhe sipërfaqja e turpit, sa pak turp kemi tani, s’pendohemi për asgjë, fare pak kohë kemi për t’u penduar. Janë shtuar rrugët, reklamat dhe dilemat magazinat, kinematë e lavditë, është zmadhuar sipërfaqja e qyteteve dhe sipërfaqja e turpit është zmadhuar, gjithë ato turpe sa s’i nxënë gazetat dhe vijojnë në numrin e ardhshëm dhe në abonimin e vitit tjetër të marrëzisë. Është zvogëluar sipërfaqja e pyjeve dhe janë shtuar drejtoritë e pyjeve, sipërfaqja e dashurisë është zvogëluar dhe zogjtë kanë më pak vend për dashuritë e tyre, se ata s’dinë të bëjnë dashuri zyrave, është zvogëluar sipërfaqja e fytyrave. Një çunak vizaton pemë mureve, në sytë e mi vizaton pemët, bën tatuazhin e pemës në lëkurën e krahut të tij të hollë si fundi i shekullit XX, kaq shumë e ngul gjilpërën e nxehtë me bojë, sa pylli gumëzhin në gjak si dhimbje e maisur plagë ELEGY OF THE FOREST The forests have shrunk And fear has expanded, The forests have dwindled, There are less animals now, less courage and less lightning, less beauty and the moon lies bare, deflowered by force and then abandoned. The forests have shrunk, Poetry, sighs have diminished, There are less words for leaves and more rumours. The forests have shrunk, The rivers have lost their magic, The rivers are bewildered, They observe us like zebras in a zoo. The forests have shrunk, And shame has shrivelled, How little shame we now have, We regret nothing at all, We have so little time to regret. The roads have grown, so have billboards and dilemmas, warehouses, cinemas and praise. The cities have grown, And shame has expanded, All that shame the newspapers cannot contain, To be continued in the next issue and in next year=s subscription of folly. The forests have shrunk and the forest protection units have grown. Love has recoiled and the birds have less room for their lovemaking, For they cannot make love in office buildings. Faces have receded. A little boy draws trees on the walls, Draws trees in my eyes, Tattooing a tree on his slender arm, like the end of the twentieth century, Piercing it so often with his burning needle adrip with ink That the forest is in a frenzy of blood, the festering sore of suffering.


NJË COPË GUR NGA MURI I BERLINIT
Urrej të ndjek si dhe të prij. Friedrich Nietzsche
Mos harro të më sjellësh një copë të vogël guri nga muri i shëmbur i Berlinit, miku im i huaj! Kur ta mbaj në duar, e di, do të dridhen kufijtë e përgjakur, burgjet e tyre Do të ndjehen keq piramidat, do të lëvizë shkretëtira valë-valë e zemërimit, do të rrezikohet Muri i vjetër kinez - si një rresht pleqsh të lagur në azilin e historisë. Oh, sa frikë kanë tani nga ky gur i pakët, i dhuruar, që unë e rrotulloj ndër duar si një copëz planeti të rënë Rrotullohen të vrarët nën dhe, ata që deshën të kapërcejnë muret, telat me gjemba, vdekjen... U duket sikur po mbaj i dëshpërua Plagën e tyre të shkulur. Dhe gurët e varreve pendohen.

A PIECE OF THE BERLIN WALL
AI detest following or leading Friedrich Nietzsche
Do not forget To bring me a little piece of stone From the fallen Berlin Wall, my foreign friend! When I hold it in my hands, I know the bloody borders of dictatorships, and their prisons, will quake, The pyramids will feel queasy, The deserts will wander in waves of wrath, The Great Wall of China will be at risk like a line of mouldy damp old men in a home. Oh, how they tremble now At this little stone offering, which I turn in my hands like a piece of rock fallen from another planet. The dead are turning in their graves, Who tried to get over the walls, the barbed wire, death. It looks as if, in despair, I am holding a wound, extracted from their bodies. And The gravestones repent. KETRAT NË WASHINGTON S’besoja të gjeja dhe ketra në Washington! Zbrisnin nga pemët, losnin në barin e parqeve. Si nuk kanë frikë? Kjo më befason, mes njerëzve dhe natyrës të ketë kaq shumë paqe? Ketra prapë, të vërtetë, ndalin tek këmbët e mia, gjë s’kërkojnë, por diçka u duhet dhuruar. Duart i kam të zbrazëta si uria, ata më dhanë mua mirëbesimin e harruar. Ketra në kryeqytetin modern të një vendi të madh, të florinjtë, me bishtin e bukur si gëzimi. Të isha dhe unë ketër, vetëm një çast, të ndikoja në zbutjen e njerëzimit. SQUIRRELS IN WASHINGTON I never thought I would find squirrels in Washington, too! They scrambled down from the trees, played on the grass in the parks Why are they not afraid? It bewildered me, So much peace between people and nature. Real squirrels stood at my very feet, They asked for nothing, but I had to reward them, My hands were empty, nothing to eat, They offered me a long-forgotten confidence. Squirrels in the modern capital of a great country, Golden, with bushy tails of joy If I were only a squirrel, for even a moment, I would help to tame mankind. KUR DO TË VEMI NË…. Kur do të vemi në Verona që të ngjallim Romeon dhe Zhuljetën? Puthja e tyre është akoma e varur në qiell si një shandan i shuar. Kur do të vemi që të ndezim buzët e përbashkëta të jetës? E si mund të rrimë pa e ngritur këtë ditë si pllakë mermeri nga varri i tyre? Ta shkulim nga gjiri thikën e Zhuljetës. Një thikë të tillë e përdorin të gjitha vajzat italiane tani kur hanë pastat. Dhe helmin e Romeos ta shpërndajmë nga pakëz tek të gjitha ilaçet kundra harresës dhe lumturisë së tepërt. Si shumë i lumtur është ky fund shekulli? I duhet dhe ca filozofi. Ja, i kanë lënë Romeon dhe Zhuljetën në gjumin e madh. Unë do shkoj, s’duroj dot. Do hap sytë e tyre me gishtat e mij të largët Tek të gjithë sytë e vdekur do derdh fytyrën time si dritë diellore e idealit. A do t’i çojmë në kishë për të vënë kurorë? T’i lutemi për funde sa më pak tragjike Shekspirit të pafundem. Ndryshe do të veprojmë vetë. WHEN WILL WE GO TO... When will we go to Verona To bring Romeo and Juliet back to mortality? Their kiss Remains suspended in the sky like an extinguished chandelier. When will we go To ignite the common lips of life? And how can we stay Without raising this day like the slab of marble from their grave? We will extract the knife From the breast of Juliet, A knife like that used by all Italian girls when they=re eating cake. And the poison of Romeo We will spread little by little, Placing it in all the potions Against failing memory and excessive exaltation.

How happy is this fin de siècle?
It too needs some philosophy. Romeo and Juliet
Have been left
in eternal slumber.

I will go, I can stand it no longer,
I will open their eyes
With my distant fingers.

Into all the dead eyes
I will pour my face,
the sunlight of an ideal.

Shall we send them off to a church
To be married?
We will beg boundless Shakespeare
For a less tragic ending.

We ourselves will do things differently.

------------------------------------------------

Transalted from Albanina by Robert Elsie








Recent Posts

See All
bottom of page